Reshjet e shiut dhe vetëtimat që përfshinë mbrëmë kryeqytetin dhe disa qytete të vendit do vijojnë edhe ditën e sotme. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara, më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Por orët e pasdites dhe në vijim do të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë në veri dhe juglindje me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë më dominante në Brigjet e Egjeut.

Artikulli paraprakEURODEPUTETJA ME ORIGJINË SHQIPTARE, ARBA KOKALARI EMËROHET NË POZITËN E RËNDËSISHME: PËRGJEGJËSE PËR ÇËSHTJET E ARKTIKUT
Artikulli tjetërPASI NJOHU PASAPORTAT E SKADUARA DERI MË 31 DHJETOR, GREQIA MERR NJË TJETËR VENDIM TË RËNDËSISHËM PËR EMIGRANTËT SHQIPTAR