Vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin e vendit.

Më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulta deri në 40 gradë C. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve në bregdet dhe zonat e ulta por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të jetë motit në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që gjatë natës të ketë zhvillim të vranësirave në ekstremin juglindor duke rrezikuar shira të izoluar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakKUVENDI QËLLOHET ME ANTITANK, MUSTAFA: SULM NDAJ PAVARËSISË
Artikulli tjetërMANIPULIMI I ZGJEDHJEVE, OBAMA IRONIZON FJALËT E TRUMP