Pas 2 viteve pandemi dhe nën pushtetin e protokolleve të mbrojtjes nga COVID, mësimdhënia në arsimin e detyrueshëm i kthehet normalitetit. Nga sot, nxënësit do të zhvillojnë mësim pa turne dhe me orë të plota, 45 minutëshe.

Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe u bë publik nga ministrja Evis Kushi pak ditë më parë, pasi u analizua situata e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve.

Kujtojmë që në javën e parë të mësimit me turne dhe orë mësimi 25 minuta, u bë prezent revolta e prindërve që kundërshtuan këtë sistemi mësimdhënie. Prindërit argumentuan se orët e reduktuara kanë ndikuar negativisht në formimin e nxënësve dhe nisën firmosjen e peticioneve kundër. Vetëm në 3 ditë nga kjo nismë ndryshoi edhe vendimin për mësimin në shkollat publike.

Duhet theksuar se pavarësisht kthimit me kohëzgjatje normale në banka, masat anti-COVID duhet të zbatohen normalisht.

Vaksinimi për mësuesit është i detyruar, ndërsa Ministrja Kushi ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon. Për të gjithë ata mësues që do të refuzojnë vaksinimin, alternativa tjetër është që të paraqesin një test COVID çdo javë, për të vërtetuar se nuk janë infektuar.

Artikulli paraprakPAS 2 VITESH PANDEMI, SHKOLLAT I KTHEHEN NORMALITETIT! NGA SOT, NXËNËSIT MËSIM PA TURNE DHE ORË 45 MINUTËSHE
Artikulli tjetërRRITJE TEMPERATURASH DHE KTHJELLIME, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT