Nga sot, nxënësit do të zhvillojnë mësim pa turne dhe me orë të plota, 45 minutëshe. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe u bë publik nga ministrja Evis Kushi pak ditë më parë, pasi u analizua situata e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve.

Duhet theksuar se pavarësisht kthimit me kohëzgjatje normale në banka, masat anti-COVID duhet të zbatohen normalisht. Vaksinimi për mësuesit është i detyruar, ndërsa Ministrja Kushi ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon. Për të gjithë ata mësues që do të refuzojnë vaksinimin, alternativa tjetër është që të paraqesin një test COVID çdo javë, për të vërtetuar se nuk janë infektuar.

Artikulli paraprak(VIDEO) GRETA BARDELI I BASHKOHET PROBLEMIT TË PRINDËRVE NË THETH PËR MOSFUNKSIONIMIN E SHKOLLËS 9-VJEÇARE
Artikulli tjetërPAS 2 VITESH PANDEMI, SHKOLLAT I KTHEHEN NORMALITETIT! NGA SOT, NXËNËSIT MËSIM PA TURNE DHE ORË 45 MINUTËSHE