Ka përfunduar pas 6 orësh Konventa e Partisë së Lirisë, e mbajtur në Pallatin e Kongresve në Tiranë. Gjatë Konventës janë prezantuar edhe objektivat e Partisë së Lirisë, ku njëra ndër ta mbetet që Shqipëria të ketë popullsi prej së paku 4 milionë banorë.

Gjatë Konventës, Meta miratoi dhe rriti financimet për gratë në parti. Kreu i PL tha se Konventa u mbyll për sot, por asesi për publikun. Meta iu bëri thirrje simpantizantëve që në orën 20:00 të bashkohen në “Rrugën e shpresës”, aty ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë Konventë, Meta hodhi edhe akuza ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa paralajmëroi anëtarët se kush është me të mund të qëndrojë në parti. Në këtë Konventë foli edhe Monika Kryemadhi, që deklaroi se nuk duhet që të abuzohet me fjalën nepotizëm. Ndërkohë, pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Artikulli paraprakZELENSKY U LUTET SËRISH ALEATËVE TË UKRAINËS
Artikulli tjetërBALLUKU INSPEKTON PUNIMET PËR NËNSTACIONIN E RI ELEKTRIK NË VELIPOJË