Pas ambasadës së SHBA dhe BE-së në Shqipëri, ka reaguar edhe selia diplomatike e Britanisë së Madhe. Ambasadori britanik në Tiranë,

Duncan Norman kërkon që protesta e opozitës në datë 16 shkurt të jetë paqësore dhe që të shmangen incidentet në tubim.

“Britania e Madhe e shikon të drejtën për të protestuar si një të drejtë fondamentale të demokracisë.

Megjithatë të tilla demonstrata me patjetër duhet të jenë paqësore nëse ato zhvillohen në mbështetje të demokracisë. Në u bëjmë thirrje atyre që do të përfshihen në protestën e të shtunës ta respektojnë këtë princip.

Protestë paqësore”, shkruan Norman në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT ME NORMËN MË TË LARTË TË MARTESAVE NË EUROPË PËR 2017-ËN
Artikulli tjetërPROTESTA E 16 SHKURTIT PD: POLICIA NA REFUZOI LEJEN PËR TUBIM