E ndërsa në bashkinë Tropojë KZAZ-ja u sulmua nga punonjësit e bashkisë që drejtohet nga PD-ja dhe militantët dhe në Shkodër vijojnë tensionet, duket se e njëjta gjë do të ndodhë pasdite në Lezhë, që mund të vijojë më pas në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita.

Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki i vendos ultimatum duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 18.06.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, ADEMI: RAMA DHE BANDAT E TIJ NUK IA DALIN