Pas pothuaj 24 orësh, kabineti i ri qeveritar i ka dhënë fund mbledhjes informale të qeverisë në plazhin e Velipojës .

Për dy ditë me radhë, velipoja u kthye në një rezidencxë qeveritari, me anëtarët e perzgjedhur të kabinetit të ri Rama 2. Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama shprehet se tashmë qeveria e tij e dytë është gati për të nisur rrugëtimin e ri, ndërsa premton rritje ekonomike dhe lehtësim të burokracisë për qytetarët dhe biznesin.

“Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”, shkruan Rama në Twitter. Por tejet e vështirë ka qene që anëtarët e mbledhjes se Velipojes te shkepusin ate cfarë është thene ne mbledhje por edhe prioritet e 100 diteve te para duke e lene gjithcka te hapur për në seancat e kuvendit.

Nga ana tjetër, ministry i jashtëm, Ditmir Bushati, duke u nisur nga marredhenia e qeverise me shkodren ka premtuar se vemendja ndaj shkodrës do të vazhdojë.

Artikulli paraprakKOSOVË, THIRREN SEANCËN POR NUK U PARAQITEN, SHTYHET VOTIMI I KREUT TË KUVENDIT
Artikulli tjetërBASHA: RAMA PO PROMOVON QEVERINË E “DROGËS”