Piktori I njohur nga Lezha, Pashk Përvathi ka promovuar në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” librin e tij të parë të titulluar “Rrugëtimi im”. Autori I librit tregon se punën për këtë biografi të tijën e ka nisur në vitin 2012.

Në këtë libër, autori ka përfshirë ngjarjet e jetës të pandryshuara, ndërsa tregon se pasioni për pikturën ka nisur nga një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Pashk Përvathi tregon se nuk është në planet e tij një libër I dytë.

Pash Përvathi është autor I më shumë se 40 ekspozitave personale në pikturë gjatë karrierës së tij, ndërsa këtë herë ka provuar të sjellë jetën e tij, jo përmes ngjyrave, por përmes rrëfimeve në librin e titulluar “Rrugëtimi im”

Artikulli paraprakSHERR PËR PRONËN, PLAGOSET I MOSHUARI
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPET EKSPOZITA NGA STUDENTËT E ARTIT