Imzot Angelo Massafra ka dhene mesazhin e tij me rastin e festes se Pashkeve.

Ky urim i Pashkeve 2018 eshte i njejte me ate qe Krishti u dha nxenesve te tij kur u ringjall, Paqja me ju!Eshte nje urim paqeje dhe shprese drejtuar njerezve te frikesuar e te tronditur nga ngjarjet e trishtuara.

Ne veçanti ju ftoj juve familjeve, qe ne kete kohe jeni duke vuajtur veshtiresi te medha per shkak te permbytjes, ju ftoj qe te luteni “Te njohim o Zot Jezus, n buken e thyer e solidaritetit qe na eshte duke arritur.

Vellezer dhe motra ju ftoj te mblidheni ne tryezen e se dieles per te thyer e konsumuar se bashku buken e jetes se pasosur qe eshte vete Jezusi.Te nxitur keshtu do te fillojme se bashku nje ecje te re, me energji te reja, me nje shprese te re, ate qe vetem Jezusi i Ringjallur mund te na e dhuoje.

Ky eshte ilaqi per cdo forme shkurajimi qe mund te na pushtoje kur mbetemi te zhgenjyer prej pritshmerive te parealizuara te cdo lloji, politik, shoqeror ekonomik dhe moral.

Te mos harrojme se jemi duke kremtur keto Pashke ne Vitin e Skenderbeut shpirti i te cilit dhe dashuria e te cili per Krishtin dhe per Atdheun e vet jane ende gjalle dhe te pranishem ne shpirtin e cdo shqiptari.

Kujtimi i tij nuk mund te kufizohet thjesht ne nje kremtim shterpe te se kaluares por duhet te behet nje rast me shume per ta dashur token tone dhe Atdheun tone.Shqiperine tone te varfer dhe te bukur.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË SHKODËR, NË 18 SHTËPI ENDE NUK ËSHTË TËRHEQUR UJI/ SITUATA
Artikulli tjetërPERSHKALLEZOHET PROTESTA TEK RRUGA E KOMBIT, DEMTOHET KABINA KU PAGUHEJ TARIFA