“Ura e vjetër e Bunës” është kthyer në vendin më të frekuentuar për peshkatarët që gjuajnë me kallam.

Më shumë sesa një mënyrë për të siguruar jetesën është një sport të cilin ata e kanë pasion që fëmijë.Kjo relike është lënë në harresë nga organet shtetërore, por jo nga qytetarët shkodranë të apasionuar pas peshkimit. Një nga peshkatarët që thuajse gjithë jetën e tij e ka kaluar buze liqenit duke peshkuar me kallam thotë se gjuetinë e ka pasion të hershëm që në vogëli dhe se nuk do ta brasktisë asnjëherë.Ai tregon se është që në orët e para të mëngjesit duke peshkuar dhe ka zënë vetëm disa peshq të vegjël, kjo sipas tij vjen nga gjuetia e paligjshme.Ka dy vite që nuk kam zënë peshk të madh shprehet ai. Ura e Vjetër e Bunës ka mbetur funksionale vetëm për peshkatarët dhe janë ata të cilët nuk do ta braktisin asnjëherë atë falë pasionit dhe dëshirës që kanë për peshkimin.

Artikulli paraprak“TELENOVALE E DREJTËSISË” MERR FUND, MIRATOHET ME 140 VOTA
Artikulli tjetërSHEZLLONET NË VELIPOJË, BASHKIA PUBLIKON KORRESPONDENCËN ME TATIMET