Ka perfunduar edhe ne Shkoder aksioni ne terren per pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare nga tabelat dhe objektet e vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Lajmi behet i ditur nga ARSH Shkoder nga i cili mesohet se diten premte aksioni ka pershkuar akset Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit. Po nga kjo drejtori mesohet se u hoqën nga rruga 127 tabela, 3 pika ambulante të shitjes së fruta-perimeve, 8 vendgrumbullime gomash, 5 konstruksione metalike, material ndërtimi vazo lulësh dhe flamuj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kujton të gjitha subjekteve që operojnë në krah të rrugëve nacionale se rivendosja e tabelave e materialeve të hequra gjatë kësaj ndërhyrjeje çon në marrjen e masave që nisin me gjoba dhe deri në procedim penal.

Duhet të kuptojmë që akset rrugore janë aset kombëtar, janë pronë e qytetarëve. Është shumë herë me e shtrenjtë një jetë e kursyer në aksidente, sesa fitimet e çdo biznesi të paligjshëm që kryehet në anë të rrugëve ose poshtë nënkalimeve dhe mbikalimeve në akset rrugor. Tha para pak ditesh drejtori i autoritetit verior te rrugeve Afrim Qendro.

Artikulli paraprak“NË 1 VJETORIN E LUMNIMIT TË MARTIRËVE”
Artikulli tjetërOSHEE, PROJEKTET NË PRITJE TË MIRATIMIT