Mungesa e mjekëve në spitalet e rretheve do të përballohet nga bluzat e bardha të spitaleve universitare. Ky sistem patronazhimi, sipas kryeministrit Edi Rama ka zgjidhur vakumin e shkaktuar vitet e fundit. Për të parë nga afër funksionimin e ketij sistemi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin në spitalin e Kukësit ku zhvilluan takime me mjekë dhe pacientë.

Edi Rama: Tani do të vijë Tirana këtu dhe do të shkojë Tirana në të gjithë spitalet ku ka nevojë për mjekë specialistë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do të vijnë mjekët specialistë që do të jenë me kohë të plotë çdo ditë.

Ogerta Manastirliu: Programi i patronazhimit përmbyll konsulta ekzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale”

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se ky program do të funksionojë afro një vit deri kur të përfundojnë specializimin 300 mjekë. Një tjetër projekt për të plotësuar me mjekë spitalet në rrethe është dhe bonusi prej 250 mijë lekësh për secilin që do të pranojë të punojë në to.

Edi Rama: “Ne e kemi thënë që në fillim për të gjithë rastet mjekë specialistë që do të pranojnë të shkojnë në spitale ku nuk ka mjekë specialistë ne do japim një bonus plus rrogës që të marrin aq sa marrin ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë”

Në Kukes, kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër edhe insvestimet që janë bërë në Ujësjellsin e ri në fshatin në Orgjost që i ka dhënë zgjidhje problemit të furnizimit me unë të pijshëm në këtë zonë.

Artikulli paraprakZIADIN SELA KËRCËNOHET SËRISH ME VDEKJE
Artikulli tjetërRESHJE DËBORE DHE PËRMBYTJE? ÇFARË PARASHIKOJNË METEOROLOGËT PËR FUNDJAVËN