Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nga Shkodra i ka dhënë një tjetër përgjigje ambasadorit të BE Luigi Soreca i cili një ditë më parë ripërsëriti qëndrimin e

ndërkombëtarëve për dialog për zgjidhjen e krizës politike. Bardhi tha se PD është për një dialog që jep një zgjidhje afatgjatë dhe jo momentale dhe për këtë më parë duhet larguar kryeministri Rama duke refuzuar kështu thirrjen që bëri ambasadori i BE

Javën e ardhshme drejtuesit e PD do të mblidhen për të vijuar organizimin e protestave. Bardhi u shpreh se protestat nuk pengojnë në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE ndërsa tha se PD nxit hapjen e këtyre negociatave

Një pjesë e mirë e aleatëve të PD që janë në opozitë kanë dhënë sinjale për një dialog me qeverinë dhe kryeministrin Rama për zgjidhjen e krizës politike por PD ndryshe nga aleatët vazhdon betejën e saj duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe më pas nisjen e dialogut.

Artikulli paraprakPD SHKODËR ZGJEDH STRUKTURAT, BARDHI: DEBATET NORMALE
Artikulli tjetërDREJTËSIA E RE MERR ‘PJESËN E LUANIT’, JA SI DO TË NDAHEN 94 MLN EUROT QË BRUKSELI I DHA SHQIPËRISË