Një mbledhje e kryesisë së PD Shkodër në praninë e të deleguarit Gazment Bardhi është shoqëruar me debate lidhur me zgjedhjen e strukturave si sekretarët funksional, anëtarët e bordit financiar dhe anëtarët e bordit të këshilltarëve. Anëtari i kryesisë Ndoc Ashta e

braktisi mbledhjen dhe nuk votoi për shkak se pretendonte se nuk është njoftuar. Nga ana tjetër ish deputeti i PD Romeo Gurakuqi kërkoi që votimi për bordet të shtyhet për ta zgjeruar por i deleguari Gazment Bardhi iu përgjigj shkurt duke i thënë se në këtë rast vendos veton duke mos e marrë parasysh kërkesën. Pas votimit Bardhi u shpreh se debatet janë normale

I pyetur lidhur me situatën në bashkinë Vau Dejës, Bardhi tha se shumë shpejt PD do bëjë publike dokumente

Identiteti i asnjë funksionari publik nuk mund të fshihet më tha sekretari i përgjithshëm i PD.

Sa i përket procesit të votimit në PD Shkodër, Suel Hadri u zgjodh sekretar për çështjet e organizimit, Dorotea Pepa tek burimet njerëzore, Besnik Kastrati për çështjet zgjedhore, Imeldi Sokoli për aksionin qytetar dhe Ilmir Dani për bordin financiar ndërsa në total janë edhe 19 anëtar të bordit të këshilltarëve mes të cilëve edhe disa emra kritik brenda PD.

Artikulli paraprakSHKODËR, UKSH SISTEMON UJËRAT E ZEZA TEK ISH-DIVIZIONI
Artikulli tjetërPD, BARDHI-AMBASADORIT TË BE: DIALOG NËSE IKËN RAMA