“Sistemi arsimor është në emergjencë”.

Kështu u shpreh nga Shkodra drejtuesi i departamentit të arsimit në PD Luçiano Boçi në takimin e zhvilluar në hotel “Colosseo” për nismën kombëtare të dëgjesës me temë”ideologjia dhe aksioni politik, vizionet politike përballë pritshmërive të qytetarëve. Akademiku dhe doktori i shkencave Kolec Topalli trajtoi po ashtu shumë probleme të arsimit në Shqipëri. Boçi shfaqi edhe disa prej objektivave që PD ka për të shpëtuar sistemin arsimor. Ky takim kombëtar për arsimin është inicuar nga Qendra për Qeverisjen e Mirë, fondacioni për Liri dhe Demokraci dhe fondacioni Konrad Adenauer.

Artikulli paraprakTOPI I RI I “EURO 2016”
Artikulli tjetërVELIPOJË, MENAXHIMI I MBETJEVE NË FOKUSIN E BASHKISË SHKODËR