Ka përfunduar bojkoti 10 ditor i Partisë Demokratike në Kuvend. Burime nga PD bënë me dije pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së grupit parlamentar se deputetët do ti kthehen punës në Komisionet parlamentare dhe në senacën plenare.

Opozita bojkotoi parlamentin në shenjë solidariteti me ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë nga seancat plenare pas deklaratës së tij në Parlament për armatosje të popullësisë. Me mbarimin e bojkotit pritet të rinisë puna edhe në Komisonin e Posaçëm për reformën në drejtësi. Gjatë paradites së sotme, Ambasadorët e SHBA dhe BE zhvilluan një takim me kreun e Kyvendit, Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Artikulli paraprakRESHJET NE VEND, RRITET NIVELI I FIERZES
Artikulli tjetërDËRVISHI: SHQIPËRIA PROBLEM PËR LIRINË E MEDIAS