Kryeministri Edi Rama vlerësoi ekspertët, që po njekin nga afër zhvillimet në Këshillin Politik, duke thënë se ata janë të Partisë Socialiste, por jeta e tyre nuk kanë qenë ndonjëherë e lidhur me nevojat dhe interesat e kësaj partie.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Rama i dërgoi dhe një mesazh direkt kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë se po përsërit sërish të njëjtin gabim, duke mos qenë asnjëherë në vendin e duhur, në kohën e duhur.

“Dua t’iu kërkoj ndjesë atyre, sepse nuk dua t’i përdor simbolikisht, por bëhet fjalë për ekspertë shumë të njohur, që vijnë nga rruga e PS, por që kanë gjithë autoritetin profesional dhe moral për të na ndihmuar në këtë proces. Nuk janë personazhe, jeta e të cilëve ka qenë ndonjëherë e lidhur me nevojat apo interesat e PS. Janë personalitete që kanë pasur zë të fuqishëm në shumë procese më parë dhe që prej kohësh i shërbejnë vendit me profesionalizmin e tyre.

Nuk besoj se këtu kemi çfarë diskutojnë, kur në raport dhe me gjithë trupën e ekspertëve jemi në konsensus, një konsensus që buron nga shpjegimet e tyre profesionale, aspak politike e të njëanshme dhe që janë kuptimplota për të gjithë ne, por që do të jenë shumë kuptimplota edhe për të gjithë demokratët që po na dëgjojnë, e mbi të gjitha për lidershipin e PD, që kam frikë se po përsërit të njëjtin gabim të përsëritur jo njëherë, të mosqenit asnjëherë në vendin e duhur, në kohën e duhur”, theksoi kryeministri.

Artikulli paraprakRAMA: KËSHILLI POLITIK E KREU MISIONIN ME MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT, MË DUKET ABSURD BOJKOTI I PD
Artikulli tjetërLARGIMI I 1.2 MLN SHQIPTARËVE NË 30 VITE, META: REFLEKTIM URGJENT! TË NDALET RITMI DRAMATIK I SHPOPULLIMIT