Shërbimi shëndetësor në Shkodër ashtu si edhe në gjithë Shqipërinë është në ditët më të zeza.

Në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës pacientët kanë mbi dy javë që nuk furnizohen me ushqime. E vetmja mundësi u ka mbetur pacientëve është bamirësia, dhe dhuratat që u vijnë nga ente tjera.  Ministria e Shëndetësisë dhe ministri i saj i cili ka i ka dhuruar me koncesion gjithë shërbimet shëndetësore në vend, ka harrur se në këtë spital, në varësinë e të cilit janë edhe katër shtëpi “ Mimoza”, kanë javë që nuk furnizohen me ushqime. Për një person të sëmurë kuota ditore e trajtimit është 485 lekë, ndërsa po bëhën përpjekje për furnizim përmes ndihmave të ndryshme në kuoten deri në 360 lekë.  Përpjekje kjo e stafit mjeksor, ndërsa Ministria e Shëndetësisë edhe pse e njoftuar për mungesen e ushqimeve deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret që të bëjë të mundur furnizimin e spitalit psikiatrik. Pa folur pastaj mungesen e furnizimit me medikamentet e nevojshme apo edhe me bazën materjale.  Por skandali nuk ndalet me kaq.  Koncesioni milionash i Chek up-it, ku qytetarët do duhej të marrin rezultatët e analizave të sakta, kryerja e tij është denoncuar në disa raste se është jashtë çdo kriteri.  Kampionet e gjakut të cilat do duhej të kishin sigurinë maksimale, ato trajtohen sikur të ishin materjale të cilat janë të destinuara për riciklim. Në diell dhe jashtë gjitha standartëve. Se sa është vërtetësia e analizave të Chek up-it, kjo tashmë është më se e qartë. Këto skandale në shërbimin shëndetësor të Shkodrës ku pacientet janë më mëshirë të fatit është një dëshmi e qartë që Ministria e Shëndetësisë kujdeset për çdo gjë vecse për pacientet. Ju faleminderit

Artikulli paraprak140 APLIKIME PËR SHFRYTËZIMIN E PLAZHIT TË VELIPOJËS
Artikulli tjetërTAKIMI I 18-të, I KOMITETIT TË RAJONEVE NË BALLKANIN PËRËNDIMOR