Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj.Greta Bardeli (Gjoni), mori pjesë në takimin e 18-të të Grupit Punës së Komitetit të Rajoneve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në Komitetin Europian të Rajoneve (CoR), Bruksel, më datat 1 dhe 2 Qershor 2016.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër u ftua për të folur në sesionin e parë të takimit të Grupit të Punës, i dedikuar zhvillimeve më të fundit në qeverisjen lokale dhe rajonale në Shqipëri, me një fokus në përfshirjen e autoriteteve sub-nacionale në procesin e integrimit evropian dhe ne zhvillimin e kapaciteteve të tyre administrative. Në fjalën e saj, znj.BARDELI (GJONI) “Falenderoi Komitetin e Rajoneve që ka mundësuar dhe po mundëson hyrjen në proçesin e vendim-marrjes të BE-së EDHE të autoriteteve rajonale, kjo pa qenë e nevojshme ndërmjetësimi i institucioneve qendrore të cilat tradicionalisht kanë pasur MONOPOLIN në çështjet e BE-së. Gjate fjales se saj, Bardeli deklaroi se garanti dhe celesi per suksesin e Integrimit Evropian është: Përqasja e qeverisjes shumë-nivelëshe, fuqizimi i qeverisjes rajonale, Përfshirja e niveleve të ndryshme qeverisëse të një shteti në proçeset integruese dhe Inkorporimi i zërit rajonal në të gjitha proçeset vendim-marrëse të një shteti. Inkorporimi i zërit rajonal në proçeset vendim-marrëse në Shqipëri kohët e fundit ka pasur sfidat e tij, Qarqet, Këshillat e Qarqeve dhe autonomia e tyre është vënë në provë gjatë muajve të fundit. Sipas Kushtetutës së RSH, qarku ndërton e zbaton politikat rajonale dhe i harmonizon me ato shtetërore por tashme ngelet qe për buxhetin tashmë pritet që Vetëm 10 zyrtarë të ndërtojnë dhe hartojnë politikat apo linjat e veprimit rajonal. Duke ditur se proçesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare duhet pasur parasysh se Zhvillimi rajonal duhet të shikohet si një objektiv i përgjithshëm dhe implementimi i tij duhet të fokusohet drejt një përqasje shumë-nivelëshe, duke ditur se rivaliteti, mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e gjithëpërfshirjes do të ketë ndikim negativ si në zhvillimin rajonal, ashtu dhe në proçesin e Integrimit Evropian.

Artikulli paraprakPD SHKODËR, AKUZA NDAJ MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Artikulli tjetërSKANDALI I TË SËMURËVE MENDOR, PACIENTËT DHE PUNONJËSIT, AKUZAT E PAVËRTETA