Partia Demokratike e Shkodrës voton nesër me 25 qershor 2022, për zgjedhjen e Kryesisë së re të degës. Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do te mbyllet në orën 18.00 në zyrat e shtabit elektoral te PD.

Në listën e siguruar, konstatohet se janë 52 kandidatë për kupolën e lartë politike të PD Shkodër, e cila do të votohet nga rreth 560 persona, Sipas statutit të ri të PD- së, kanë të drejtë vote kryetarë dhe sekretarë të seksioneve/ grupseksioneve dhe 5% nga LDG dhe FRPD.

Artikulli paraprakBERISHA: MIRËPRITET KONTRIBUTI I METËS DHE I LSI NË OPOZITARIZMIN KUNDËR RAMËS
Artikulli tjetër“ECURIA E KURRIKULAVE TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE”