Në kuadër të 20 vjetorit të hapjes së departamentit të infermierisë u organizua konferenca e shkencave mjekësore teknike me temë: “Ecuria e kurrikulave të shkencave mjekësore teknike, impakti I tyre në sistemin mjekësor”. Organizatori dhe njëkohësh drejtor I departamentit të Infermierisë Emiljano Pjetri tregon si 20 vite më parë ishte student, ndërsa sot është një profesionist I fushës.

Në fjalën përshëndetësë rektorja Suzana Golemi dhe dekani I fakultetit të shkencave të natyrës Rrok Smajlaj vlerësuan punën e bërë nga pedagogët ndër vite.

Hotla Duda, përfaqësuese e spitalit rajonal Shkodër njëkohësh edhe pedagoge vlerëson përgatitjen që kanë studentët nga auditori dhe më pas në praktikë.

Konferenca zhvillohet edhe ditën e shtunë. Ndërsa për realizimin e saj bashkëpunuan disa universiteti brenda dhe jashtë vendit.

 

Artikulli paraprakPD SHKODËR VOTON NESËR PËR 25 ANËTARËT E KRYESISË
Artikulli tjetërSHKODËR, 1755 MATURANTË ZHVILLOJNË PROVIMIN E FUNDIT