Mijëra besimtarë kaluan mbrëmë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mbrëmjen e djeshme kulmoi pelegrinazhi i 13 të martave.

Riti nisi nga orët e mëngjesit të ditës së martë dhe kulmoi në mbrëmje duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme. Si çdo vit, në vendin e shenjë ishin mijëra besimtarë që kaluan natën.

Pelegrinët ishin thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Njerëzit ndezën qirinj dhe u lutën në tokën e mrekullive të mëdha që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi.

Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, si dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit, Policia e Lezhës kishte marrë masa duke bllokuar lëvizjen dhe parkimin në disa rrugë, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.

 

Artikulli paraprakBABAI I XHAFER MATËS : DUAM PAJTIM ME FAMILJEN ÇUNI
Artikulli tjetërPENSIONET, JA SA DO TË RRITEN DHE KUSH JANË KATEGORITË QË PËRFITOJNË/ DETAJET E VENDIMIT