Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout duke uruar që dëshirat dhe lutjet e pelegrinëve të dëgjohen.

“MIRËMËNGJES… dhe me besimin se në këtë ditë të shënuar të mbylljes së pelegrinazhit të përvitshëm të 13 të Martave në Kishën e Shën Ndout, dëshirat dhe lutjet do të dëgjohen për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe Diaspora, që pavarësisht besimeve të ndryshme fetare i drejtohen çdo vit këtij vendi të shenjtë me përuljen para Zotit, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 13 QERSHOR 2022
Artikulli tjetërPEKINI TESTON MILIONA BANORË PAS SHPËRTHIMIT TË RI TË COVID-19