Pentagoni publikoi të hënën e 27 prillit, 3 video të pilotëve të marinës amerikane.

Videot për të cilat Pentagoni thotë se përshkruajnë “fenomene ajrore të pashpjegueshme”, u zbuluan kohë më parë, dhe besohet se ata tregojnë objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO), shkruan The Guardian.

Pentagoni tha se lëshoi pamjet për të qartësuar çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që po qarkullojnë ishin të vërteta ose jo”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes.

Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi ose sistem të ndjeshëm dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara”, thuhet në deklaratë.

Të tre videot tregojnë se çfarë panë pilotët gjatë fluturimeve stërvitore në vitet 2004 dhe 2015. Dy prej videove u publikuan nga New York Times në 2017. Videoja tjetër u publikua nga grupi To The Stars Academy of Arts and Science, një media dhe organizatë shkencore private.

 

Artikulli paraprakPAKETA II, APROVOHET NDIHMA FINANCIARE PËR 27113 BIZNESE DHE 75923 PUNONJËS
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGU I BAGËTIVE HAPET ÇDO DITË TË JAVËS