Tregu i bagetive ne Stom Golem te njesise eshte gati per te rifilluar punen. Deri me tani ka qendruar i mbyllur por pas aprovimit per hapjen edhe te tregjeve te bagetive eshte gati per te pritur tregtaret. Veterineri i ketij tregu Kole Vojvoda ka nje thirrje per te gjithe tregtaret e bagetive që të qëndrojnë 5 metër larg njëri-tjetrit sepse hapësira është e bollshme.

Ndërkohë për ata që vijnë nga zonat e largëta munden që bagëtitë t’i lënë në treg deri në një javë tek tregu ndërsa ushqimin dhe çdo gjë tjetër e mundëson ky treg pa asnjë lloj detyrimi financiar për tregtarët.

Tregtarët thotë veterineri Vojvoda duhet që t’i çojnë bagëtitë të matrikulluara ndërkohë që ata vetë duhet të kenë maska mbrojtëse dhe doreza ose në të kundërt pa pltoësuar këto kushte nuk do lejohen që të futen brenda.

I gjithë tregu i bagëtive në Stom Golem është i dezinfektuar ndërkohë që janë marrë edhe gjitha masat e tjera të kërkuara.

Është ministria e bujqësisë që aprovoi hapjen e tregjeve për bagëtitë duke dhënë lejen që nga një ditë në javë që ishte më përpara të funksionojnë çdo ditë të javës por natyrshëm duke respektuar rregullat e vendosura nga ana e tregtarëve dhe atyre që posedojnë tregjet.

Artikulli paraprakPENTAGONI PUBLIKON 3 VIDEO TË UFO-VE
Artikulli tjetërERE PEZULLON SHQYRTIMIN E APLIKIMIT NGA OSHEE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE SIPAS NIVELIT TË TENSIONIT