Spitalet në Britani po përballen me presion të lartë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me doje se në spital janë të shtruar më shumë se 10,000 pacientë.

Rritja e shtrimeve është shqetësuese për mjekët, ndërsa kanë bërë apel urgjent për të shtuar vaksinat.

Përkeqësimi i situatës ka bërë që ekspertët të japin alarmin për një kërcënim i trefishtë, COVID, lija e majmunëve dhe gripi.

Autoritetet po përpiqen të vendosin masa të rrepta për frenuar valën e re të pandemisë.