Sezoni 2016-2017 në Kategorinë Superiore do të nisë më 7 Shtator.

Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas mbledhjes së të mërkurës. Në një vit të mbushur me aktivitete, duke nisur nga Kampionati Europian, për të vazhduar me Kupën e Amerikës apo edhe Olimpiadën Rio 2016, edhe FSHF ndoqi trendin e federatave të tjera në kontinent, që për shkak të angazhimeve të shumta të lojtarëve të shtynte nisjen e kampionateve. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri, ky ndryshe nga edicioni i kaluar, që nisi në fund të Gushtit, kampionati i 78-të Kombëtar do të startojë afro 10 ditë më mbrapa. Vendimi i Ekzekutivit të FSHF-së lidhet edhe me mungesën e aktiviteteve ndërkombëtare në fund të sezonit. Pas përcaktimit të datës 7 Shtator për nisjen e Kategorisë Superiore, tashmë mbetet hedhja e shortit, për kampionatin me 10 skuadra dhe katër faza, për një total prej 36 javësh. Sezoni futbollistik në Shqipëri do të nisë zyrtarisht më 24 Gusht, me finalen e Superkupës së Shqipërisë, ndërmjet Skënderbeut dhe Kukësit, që do të inaugurojë edhe stadiumin e ri në Shkodër.

Artikulli paraprakVICTORIA NULAND VIZITON BALLKANIN, ME 10 KORRIK NË PRISHTINË DHE TIRANË
Artikulli tjetërPARTIZANI ZË VENDIN E SKËNDERBEUT NË ‘LIGËN E KAMPIONEVE’