Kukësi-Laçi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2015-2016.

Kampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur që të përmbysin humbjen 1-0 në Laç, pasi fituan 2-1 në ndeshjen e kthimit. Goli i Prognit në minutën e 53-të, u duke se hapi llogarit e kualifikimit, por Cetkovic ka shuar çdo iluzion duke barazuar shifrat disa minuta më vonë, duke përfituar edhe nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Plaku realizoi golin e avantazhit 10 minuta nga fundi, por korçarët nuk mundën të shënin golin që do ju dhuronte kualifikimin. Të besuarit e Ramadan Ndreut do të kenë përballë Kukësin, që bëri detyrën edhe në ndeshjen e dytë duke e fituar sërish 2-0. Golat u shënuan nga Emini nga pika e bardhë dhe Flores. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR EMILJANO SHULLAZIN
Artikulli tjetërINFORMACION PARAPRAK, REZULTATI NGA VOTAT E PEDAGOGËVE PËR REKTOR