Një rast dhune e abuzimi seksual në një familje shqiptare në Itali, ka marrë vëmendjes e mediave lokale.

Nga muret e banesës në Battipaglia ku është konsumuar dhuna, tashmë rrëfimet e protagonistëve të historisë pritet të zhvendosen në sallën e gjykatës së Salerno-s. Siç raportojnë mediat italiane këtë të enjte, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që të thirret për tu dëgjuar edhe djali 4 vjeç i çiftit shqiptar.

39-vjeçari D. X., u arrestua në korrik për keqtrajtim, dhunë e rënde e vazhdueshme dhe korrupsioni i të miturve.

Sipas organit të akuzës, burri 39 vjeç detyronte bashkëshorten 24 vjeçe të kryenin marrëdhënie seksualë në prani të fëmijës së mitur.

Hetimi nisi pas denoncimit të së resë. Në kallëzimin e saj, raportohet se gruaja ka thënë se prej vitesh, që kur kishte lindur djali, ajo është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti, edhe në praninë e fëmijës.

Dhe se ky i fugnit, detyrohej të shihte skenat. Në çdo rast, 39-vjeçari ka mbrojtur vetën, raportojnë mediat italiane.

Artikulli paraprakI BURGOSURI SI HAJDUT, AKUZOHET PËR NJË VJEDHJE TJETËR
Artikulli tjetërGJYKATA CAKTON MASEN E SIGURISE PER 4 SHKODRANET E NDALUAR