Edhe përfaqësues të pushtetit vendor i kanë dhënë lamtumirën e fundit këngëtares së madhe Naile Hoxha.

Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani tha se është një humbje e madhe. Në mungesë të kryetares së bashkisë Voltana Ademi e cila ndodhet jashtë Shqipërisë, nënkryetarja Emilia Koliqi shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e madhe të Naile Hoxhës. Ato që kanë munguar në homazhet për divën e muzikës shqiptare Naile Hoxha kanë qenë ministria e kulturës teksa nuk mori pjesë as ministrja Mirela Kumbaro e as zëvendësministri Zef Çuni. Megjithatë mungesa e tyre nuk zbeh aspak madhështinë e një zëri si Naile Hoxha.

Artikulli paraprakMIQTË: NAILE HOXHA ZË I PAPËRSËRITSHËM I MUZIKËS SHQIPTARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA I RIKTHEHET SEANCAVE STËRVITORE NË SHKODËR