Vllaznia i është rikthyer seancave stërvitore pas një faze përgatitore pozitive në Beranje të Malit të Zi.

Trajneri Armando Cungu u shpreh se Vllaznia në syrin e tij objektiv edhe për sezonin e ardhshëm ka mbijetesën në Superligë. Sëfundmi tek Vllaznia ka mbërritur një sulmues ukrainas në provë por që sipas gjasave nuk do të qëndrojë sepse tekniku Cungu nuk ka kohë për të parë aftësitë e tij. Në stërvitje është rikthyer edhe futbollisti Arlind Kalaja ndonëse ende nuk është vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e tij.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUESIT VENDOR: NAILE HOXHA HUMBJE E MADHE
Artikulli tjetërLIGJI PER VETINGUN, NGJALL DEBATE NE KUVEND