Ndonese sot eshte afati i fundit i vlefshmerise se librezave shendetesore, drejtori i fondit te kujdesit shendetesor Arvid Osja ben te ditur se aplikimi per karta e shendetit do te vijoj normalisht edhe ne ditet ne vijim.

Nderkohe drejtori osja thekson se deri tani 72% e popullsise jane pajisur me karten e shendetit duke i kaluar keshtu objektivat e percaktuara nga ky institucion. Sidomos ditet e fundit, ne te 4 pikat e plikimit jane shenuar radhe te gjata te qytetareve per te aplikuar per kartat e shendetit. Megjithate edhe pse 30 prilli shenon afatin e fundit te vlefshmerise se librezes shendetesore, qytetaret mund te aplikojne cdo dite prane pikave perkatese pasi procesi do te vijoj normalisht. Nderkohe tashme Në vend të një libreze qytetarët do të kenë në dorë kartën, por edhe të gjithë informacionin e lëshuar në momentin e kartës të dixhitalizuar që e ndihmon stafin mjekësor që të ketë një informacion më të plotë shëndetësor, por edhe për të shtuar elementët individuale në dosjen e secilit.

Artikulli paraprakMUAJI I ZOJËS, DËRVISHI: 4 AUTOBUZË VETËM PËR BESIMTARËT
Artikulli tjetërVOTOI PRO BUXHETIN, PS PËRJASHTON NGA GRUPI GJOVALIN NDOJ