Kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të rrugës në Dajçin e ri, afër shkollës së mesme, në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë Shkodër.
Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një vlerë 10 milion lekë të reja.

Projekti i Bashkisë së Shkodër parashikon shtresë asfaltike me gjerësi 4 metër linear, në një gjatësi rreth 550 metër linear, vepra arti, kanale për kullimin e ujrave të shiut, gërmime për të përfunduar me sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Me përfundimin e këtij investimi, përveç banorëve të kësaj zone, përfitues të drejtpërdrejtë janë nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës së mesme në Dajçin e ri.

Artikulli paraprakSHKODËR, “TË RINJTË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI”
Artikulli tjetërE MOSHUARA NGA GURI ZI I KËRKON NDIHMË KRYEMINISTRIT