Përfundon takimi në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës ku i pranishëm ishte drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Drejtori Veliu ka qëndruar për mbi një orë në këtë takim me drejtorin e policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj dhe drejtuesin e lartë Tonin Vocaj.

Mësohet se drejtori Veliu është njohur në detaje me ngjarjen ndërsa ka kërkuar nga të gjitha strukturat policore të Shkodrës një angazhim maksimal për gjetjen e trupave të pajetë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakZHDUKJA E 3 TË RINJVE NË MALËSINË E MADHE, ARDI VELIU TAKIM ME STRUKTURAT E POLICISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetër“MË 25 PRILL SHPORRIM MASHTRUESIN”, SPAHIA: EDI RAMA GËNJESHTAR PATOLOGJIK, SI MASHTROI ME NUMRIN E MJEKËVE NË SHQIPËRI