Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vizituar Shkodrën, pas zhdukjes së tre të rinjve në Malësinë e Madhe.

Veliu ka zhvilluar takime me policë të qytetit verior.

Në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, pasi 3 persona rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh, ndërsa dyshohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Sipas burimeve paraprake nga policia, bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale V. Ç. 37 vjeç banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe të cilët kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor me familjarët, ndërsa vëllai i V. Ç ka bërë dje denoncimin në Policinë e Malësisë së Madhe. Ndërkohë deri më tani policia dyshon se zhdukja e tyre ka lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike, por ende nuk është bërë asgjë e qartë.

“Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllanë e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjtë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe”, deklaron policia. Policia po ashtu mësohet të ketë nisur kontrollet në të gjithë territorin pasi dyshojnë se janë vrarë.

Artikulli paraprak“LAJMET PËR TË ARDHMEN VIJNË NGA PS”, RAMA: PROGRES-RAPORTI I BE? NJË PASQYRË E NDRYSHME NGA AJO QË IU NXJERRIN SHQIPTARËVE ATA QË FLASIN NË EMËR TË EUROPËS
Artikulli tjetërPËRFUNDON TAKIMI I DREJTORIT VELIU ME STRUKTURAT E POLICISË SHKODËR. VELIU: ANGAZHIM MAKSIMAL PËR GJETJEN E TRUPAVE TË PAJETË TË 3 KUSHËRINJVE DHE ZBARDHJEN E PLOTË TË NGJARJES