E ka nisur me fitore serinë e ndeshjeve miqësore në Berane të Malit të Zi ekipi i Vllaznisë, pikërisht në vendin ku është duke zhvilluar fazën përgatitore.

Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0, ku dy gola janë shënuar nga sulmuesi serb, i ardhur në prove, Melunoviç, ndërsa i treti ka për autor Pepën. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Agović, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Bardulla, Krymi, Vecaj, Y.Hoxha, Tafili, Melunović. 45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 2-0, falë dy golave të shënuar nga serbi i ardhur në provë. Ndërkohë, në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Selimaj, Vrapi, Manuka, Dyca, Shtubina, Kruja, Pepa, Erkoçević, Dibra. Në këtë pjesë ka ardhur edhe goli i tretë, shënuar nga Pepa. Vllaznia përgjithësisht ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe stafi teknik duket i kënaqur me gjendjen e treguar nga futbollistët në fushë. Miqësorja e dytë pritet të zhvillohet pas disa ditësh dhe këtë herë përballë ekipit shkodran mendohet të jetë një kundërshtar malazez i Superligës.

Artikulli paraprakARRESTIMET TEK KOLAUDIMI, SGS: ASNJË PUNONJËS I YNI
Artikulli tjetërDEPUTETI DEMOKRAT: SHQIPTARË, DILINI ZOT VETES!