Norvegjia po ndërmerr hapa konkrete për frenimin e përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.

Ata kanë ndaluar shërbimin e alkoolit në bare e restorante, si dhe do të vendosin rregulla më të rrepta në shkolla, në mënyrë që të përshpejtojnë programin e vaksinimit.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se situata është serioze dhe se infeksionet po përhapen shumë shpejt.

“Ne duhet të marrim masa për të kufizuar zhvillimin e mëtejshëm… Omicron ka ndryshuar rregullat,” tha ai.

Në Norvegji, janë vendosur rekorde si për numrin e infeksioneve të reja me COVID-19, ashtu edhe për numrin e shtrimeve në spital, pjesërisht për shkak të përhapjes së variantit omicron.

Në një vlerësim të rrezikut të lëshuar sot, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI) rekomandoi që qeveria të marrë masat e nevojshme shpejt.

“Kjo situatë na shqetëson më shumë se më parë. Nëse nuk veprojmë tani, mund të ketë pasoja negative për shoqërinë, jo vetëm për shërbimet shëndetësore dhe komunitetet lokale. Nëse nuk marrim masa efektive, rrezikojmë të kemi nga 90.000 deri në 300.000 raste të reja me COVID në ditë që nga janari”, tha FHI.

Artikulli paraprakMILIARDERI ELON MUSK ZGJIDHET ”PERSONI I VITIT 2021” NGA REVISTA TIME
Artikulli tjetërPROBLEMET ME FRYMËMARRJEN GJATË DIMRIT, ÇFARË DUHET TË BËNI KUJDES