Mbrëmjen e së enjtes, më 16 nëntor 2017, Myftinia Shkodër organizoi nje aktivitet përkujtimor, me rastin e ditës historike të 16 nëntorit 1990, kur tek Xhamia e Plumbit, qytetarët e Shkodrës, u tubuan bashkarisht për të mundur frikën dhe diktaturën komuniste, që për 23 vjet me radhë kishte ndaluar me ligj krejt aktivitetin fetar në vend.

Aktiviteti perkujtimor është përshendetur nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari.Aktiviteti përkujtimor, që sivjet u zhvillua në xhaminë e Tophanës, kishte në qendër të vëmendjes vlerësimin e kësaj date nëpërmjet dëshmive të protagonistëve të saj.

Aktiviteti mblodhi besimtarë të xhamive, nxënës të Medresesë, imamë të xhamive dhe protagonistë të ditëve të para të rimëkëmbjes, pas një persekutimi të pashembullt.

Artikulli paraprakSPOSTOHET MËSIMI, REAGOJNË PRINDËRIT
Artikulli tjetër“TAKOHEMI PËR NJË LIBËR” NË OBLIKË