Fushata sensibilizuese “Takohemi për një libër” si destinacion këtë të enjte kishte shkollën e mesme në Oblikë. Në këtë takim nxënësit maturantë patën mundësi të njiheshin më në detaje në lidhje më këtë fushatë.

Drejtorsha DRKK Majlinda Laçaj shpreht se kjo nismë ka si synim të të afrojnë më shumë të rinjt më librin. Laçaj u shpreh për Star Plus se në ambientin ku u zhvillua ky takim së shpejti do të bëhet e mundur edhe ekspozimi i të gjitha objekteve antike që gjenden në shkollën e mesme në Oblikë duke e kthyer në një klasë muze.

Gjatë këtij takimi u lexuan pjesë nga libra të ndryshëm por që në fokus kishin histori e tradita të hershme shqiptare.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 27 VJETORI I LIRISË SË BESIMIT
Artikulli tjetërKONCERTI “TINGUJ KITARRE “