Lezha solli në kujtese heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeun.Në 619-vjetorin e lindjes së tij u zhvillua një veprimtari perkujtimore, ku merrnin pjesë autoritete lokale, qytetar dhe nxënës shkollash.

Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkine Lezhë, historiani Paulin Zefi thotë se nuk është e sigurt që Gjergj Kastrioti mund të ketë lindur me 6 maj, por e rëndësishme është që të përkujtohet ditëlindja e tij dhe këtë vit kjo ngjarje ka marrë përmasa ndërkombetare.

Teksa folen për rëndësinë e figures së Gjergj Kastriotit autoritet lokale u shprehen se veprimtaria e e heroit tonë kombëtar duhet të jetë burim frymëzimi edhe në ditet e sotme.

Aktiviteti perkujtimor i organizuar nga Bashkia Lezhë në 619-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit, u mbyll me një koncert muziko-letrar kushtuar figures së heroit tonë kombëtar.

Artikulli paraprakSHKODËR, NGACMOI SEKSUALISHT 2 SHTETASE, ARRESTOHET 24-VJEÇARI
Artikulli tjetërPAKETA “ALL INCLUSIVE” EDHE NË SHËNGJIN