Nëntë shqiptarë në Itali, të moshave nga 18 në 51 vjeç dhe me lidhje gjaku mes tyre, janë denoncuar në polici pasi janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një fraksion të qytetit Pavia dhe sipas policisë, sherri ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme.

Pasi kanë vendosur qetësinë, agjentët kanë gjetur jo larg vendit të ngjarjes dy thika kuzhine të hedhura mes ferrave dhe një levë hekuri të gjatë 2 metra.

Disa nga shtetasit shqiptarë kanë shkuar për të marrë mjekim në ambulancë për shkak të disa lëndimeve, që sipas mediave italiane nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Të 9 personat janë denoncuar për veprat penale të “përleshjes” dhe “posedimit të armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakDEL PARA GJYKATËS NË BRITANI, SHQIPTARI QË TRAFIKOI 8 PERSONA
Artikulli tjetërTOM DOSHI, I PAFAJSHËM. I SHPËTOJNË BURGUT EDHE MARK FRROKU E DURIM BAMI