Reshjet e shumta rikthehen në Lezhë. 

Bëhet e ditur se disa lagje në këtë qytet janë zgjuar nën ujë, ndërsa shumë biznese të kateve të para janë dëmtuar nga reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë përgjatë natës. Probleme ka lagja ‘Gurra’, pasi përveç përmbytjeve, ka mungesë edhe të energjisë elektrike. Raportohet se është përmbytur edhe kompleksi i shkollave. Pak ditë më parë ky qark u godit nga përmbytjet, ndërsa problematike ishte situata në Laç, pasi përroi doli nga shtrati dhe hyri përmes qytetit, duke përmbytur disa lagje, biznese, por edhe katet e parë të banesave. Si pasojë e reshjeve intensive, një 48­vjeçar në Laç humbi jetën, ndërsa ka patur dëme në rreth 150 banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore. Në zonën Kurbin­Laç u përmbytën rreth 150 ha tokë bujqësore.

Artikulli paraprakPAGAT DHE PENSIONET, JA SA DO RRITEN
Artikulli tjetër“ALO! PO ME VRET BURRI”, TELEFONATA QË SHPËTOI NJË JETË SOT NË TIRANË