Shirat e rënë me intensitet të lartë ditët e fundit kanë krijuar dëme të konsiderueshme në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Rreth 60 ha tokë bujqësore e mbjellë me perime të stinës, bostan, faragjere është përmbytur.Ndërkohë që nga mëngjesi i kësaj të Hene 1500 familje të kësaj njësie kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se era e fortë ka shkëputur telat e shtyllave elektrike.Gjithashtu është dëmtuar argjinatura e përroit Oblikë si dhe rruga e lagjes Dodaj.Administratori i kësaj njësie Arben Ceni thotë se dëmet janë tepër të konsiderueshme. Njësia Administrative Ana e Malit cdo vit përfshihet nga përmbytjet, por më e madhja ka qënë ajo vitit 2011 ku uji I cili arrinte mbi 3 metër mbuloi jo vetëm sipërfaqen bujqësore por edhe të gjitha banesat e kësaj zone duke shkaktuar dëme të konsiderueshme .Kur u mendua se i shpëtoi përmbytjes refreni këtë vit përsëritet edhe tani kur jemi në prag të verës.Shkak kryesor është bllokimi i kanaleve kulluese cka bën që përrenjtë të fryhen e më pas të shkaktojnë këto dëme kolosalë për banorët e atjeshëm.

Artikulli paraprakXHAMIA E PLUMBIT NËN UJË, PËRMBYTET KREJTËSISHT
Artikulli tjetërNIS ORGANIZIMI NË DEGËN E PD NË VAU DEJËS