Riorganizim, pergjegjesi dhe angazhime konkrete. Mbi keto baza ka nisur organizimi i deges se Partise Demokratike ne Vau Dejes.

Strukturat drejtuese te kesaj force politike kane nsiur punen ne baze te udhezimit e kryetarit te PD Lulzim Basha per krijimin e deges se re te Partisë Demokratike ne Bashkine Vau Dejes. I pranishem ne kete takim, ka qene kryetari i grupit te punes per Qarkun Arben Ristani, i cili ka renditur disa nga arsyet e ketij organizimi te ri, si nje garanci per fitore te ardhshme ne kete dege te Partise Demokratike. Kryetari i Grupit te Punes ne kete dege, Gjoke Uldedaj, gjate fjales se tij ka evidentuar disa prej pikave ne te cilat do te bazohet ndarja e kesaj dege ne Vau Dejes, ku ne qender ka qene angazhimi i te gjithe strukutrave per rezultate pozitive. Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Zef Hila gjate fjales se tij ne kete takim ka falenderuar te gjitha strukturat e PD-se per fitoren ne zgjedhjet e 2015-es, nderkohe qe eshte shprehur se marredhenia mes Bashkise dhe Partise Demorkatike, do te jete e lidhur ngushtesisht. Bashkia Vau Dejes, me ndarjen e re territoriale, ka 6 njesi vendore, te cilat do te perbejne edhe seksionet e deges se partisë demokratike, nderkohe qe ne kete mbledhje jane lene edhe detyrat respektive per procesin e organizimit te kesaj dege deri ne zgjedhjen e kryetarit te Partise Demokratike ne Vau Dejes.

Artikulli paraprakPËRMBYTET NJËSIA ADMINISTRATIVE ANA E MALIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË ARBITRAZH, NAVA DO 300 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM