Situatë problematike nga reshjet ëshët krijuar është në bashkinë Vau Dejës ku ka patur vërshime të lumenjve dhe përrenjve. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë të banorëve të zonës. Ata tregojnë se ky fenomen përsëritet prej vitesh, ndërsa ende nuk janë marrë masat për parandalimin e përmbytjeve.

Ndëkrohë, një tjetër banor në Vau Dejës tregon për vështirësitë me të cilat u përball gjatë mbrëmjes së të shtunës kur uji në shtëpi arriti në lartësinë 1 metër e gjysëm.

Bashkia Vau Dejës vazhdimisht preket nga përmbytjet. Kanë mjaftuar vetëm 2 ditë shi që dhjetëra hektarë të mbesin nën ujë ndërkohë që dëmet e shkaktuara te banorët janë të mëdha.

Artikulli paraprakUJI I HYRI NË SHTËPI, 64- VJEÇARJA I KËRKON NDIHMË BASHKISË
Artikulli tjetërPËRMBYTJE NË ZADRIME DHE TOROVICË TË LEZHËS