Moti i keq me reshje te dendura shiu që ka përfshire rajonin e Lezhës qe prej mbrëmjes së kaluar, ka krijuar probleme në disa zona. Situata më problematike paraqitet në Zadrime dhe Fushen e Torovices ku qindra hektarë tokë bujqesore ndodhen nën pushtetin e ujit.

Dalja nga shtrati i kanaleve të ujerave të larta ka bllokuar dhe rruhen që lidh fshatin Kodhel me superstraden Lezhë-Shkodër, ndërsa vështiresi lëvizje ka dhe në rrugen Blinisht-Kodhel në Zadrime. Fermeret thone se të mbjellat ndodhen e kryesisht gruri ndodhen nën pushtetin e ujit dhe sips tyre kjo është një situatë qe përsëritet çdo vit duke ju shkaktuar dëme te shumta.

Gjithashtu nga reshjet e shiut jane permbytur disa akse rrugore ne Shengjin, duke veshtiresuar levizjen e automjeteve dhe kembesore, ndersa eshte pezulluar dhe lundrimi detar per te gjitha mjetet, pasi dallgezimi eshte shume i larte. Po ashtu ka probleme me furnzimin me energji elektrike ne fshatra per shkak te demtimit te linjave, ndersa grupet e punes te oshee ndodhen me terren per riparimin e defekteve.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË VAU DEJËS, DHJETËRA HEKTARË NËN UJË
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ SHEMBET URA E VJETËR E BAHÇALLEKUT PREJ PRURJEVE TË SHUMTA