Frika nga permbytjet dhe demtimi I tokave bujqesore ka sjelle ne Shkoder ministrin e bujqesise Edmond Panariti I cili ka inspektuar punimet për riparimin e argjinaturës në fshatin Darragjat të Dajçit në Shkodër, pjese  e cila ka rrezikuar te cahet  kjo si  shkak të reshjeve dhe shkarkimeve të HEC të Vaut të Dejës.

Ne fjalen e tij ministri Panariti konfirmoi angazhimin e qeverise duke theksuar se Janë 2.5 km argjinature te demtuara nga presioni e ujërave, te cilat kane nevoje per nderhyrje.Ai tha se fondi per investimin ne argjinatura eshte ne shifren e 360 milion lekeve te vjetra.Keto jane nderhyrje emergjente tha panariti ndersa sa I takon demshperblimeve per bujqesine tha se do te rishikohen por zgjidhja definitive eshte skema e sigurimit .Cdo gje fillon nga kanalet kulluese te cilat kane nevoje per nderhyrje, te ndertojme sisteme te qendrueshme tha Panariti, skemat e sigurimeve jane e ardhmja e mbrotjes se bizneseve bujqesore dhe tokave ndaj puna do te filloje sivjet me nje firme italiane .Ministri tha se mjaft banesa jane te ndertuara ne toka te permbytura ndaj Bashkia dhe pushteti vendor duhet te rishikoje me kalimin e kohes spostimin e tyre ne zona te sigurta.

Artikulli paraprakSërish të shtëna në Paris, një i plagosur
Artikulli tjetërARRESTOHET 38 VJEÇARI PËR POSEDIM TË LËNDËVE NARKOTIKE NË BANESËN E TIJ