Një person i armatosur ka hapur zjarr duke lënë një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti në zonën e Bastille, në Paris, rreth orës 6 pm (me orën lokale).I plagosuri mësohet se ka marrë plagë në bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u qëllua jashtë një eterie të quajtur Chez Papa në Boulevardin e Bastille. Autori është parë duke u larguar, por më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.Ende nuk dihet shkaku i të shtënave, megjithatë mediat franceze e kanë raportuar incidentin si një “arsye e përshkallëzuar.” Kryeqyteti francez është në gatishmëri të plotë pas sulmeve shkatërruese terroriste të vitit të kaluar. Të shtënat vijnë rreth katër muaj pasi një celulë e Shtetit Islamik vrau 130 njerëz të pafajshëm në një seri sulmesh nëpër Paris. “Ne nuk kemi emra për ata që janë përfshirë,” tha një zëdhënës i policisë. Burimet policore thanë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizmin.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTIME SHTETASISH PËR KONTRABANDË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, PANARITI: INVESTIM NË 2.5 KM ARGJINATURË