1.8 miliard euro është shuma e projektuar nga qeveria shqiptare për të realizuar një numër të madh investimesh në të gjithë vendin.

Shkodra përfshihet në këto investime me një projekt madhor siç është rehabilitimi dhe përmirësimi i infrastrukturës në dy lumenjt Bunë dhe Drin për parandalimin e përmbytjeve dhe sigurinë e atyre banorëve që jetojnë në afërsi të lumenjve. Projekti ka për qëllim për të mbrojtur vendbanimet nga përmbytjet përmes rehabilitimit por edhe ndërtimit të argjinaturave gjatësore të cilat janë thuajse problem kryesor. Po ashtu pastrimi dhe formësimi i duhur për shtretërit e lumenjve priten të jenë pjesë e këtij projekti. Pritet që punimet të nisin gjatë vitit 2016 për t’u mbyllur pas 6 vitesh, në vitin 2022. Është një projekt-afatgjat që qeveria shqiptare mendon se zgjidh pothuajse përfundimisht problemin e përmbytjeve në Shkodër, zonë e cila është gjithnjë një potencial për të qenë nën ujë. Shpesh herë është kërkuar për një projekt serioz për këtë çështje por deri më sort ka munguar. Disa herë janë akorduar edhe miliona euro për rehabilitime, rikonstruksione e ndërtime objektesh të reja si masa parandaluese për përmbytjet por ende nuk kanë dhënë efektin e duhur për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem. Qeveria shqiptare ka shpallur vlerën e 1.8 miliard lekëve për të gjitha këto investime që do mbyllen në vitin 2023 por deri tani 1.7 miliard lekë janë të pasiguruara ende çka do të thotë se nëse nuk gjehet burimi i financimit atëherë disa prej këtyre projekteve mund të mbesin në letër.

Artikulli paraprakKRAJA: ËSHTË TËRHEQUR UJI NË TOKAT E PËRMBYTURA
Artikulli tjetërEKONOMIKU, LËSHON LISTA SKANDALOZE TË NOTAVE